Chelsea dënon Costan
Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa është gjobitur nga klubi londinez sepse nuk i është bashkuar stërvitjeve të skuadrës, transmeton zeri.info
“Sky Sport” raporton se Chelsea e ka dënuar Costan me 300.000 funte.
Reprezentuesi spanjoll pritet të largohet nga klubi anglez gjatë kësaj vere sepse nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Antonio Conte për edicionin e ri./Zëri