Ramush Haradinaj publikisht del me një lutje për deputetët (VIDEO)

Ramush Haradinaj publikisht del me një lutje për deputetët (VIDEO)

Aktuale korrik 13, 2016 - 14:25

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar që të votohet kundë ratifikimit për Demarkacion me Malin e Zi, përcjell ‘zeri.info’.

Ai ka thënë se ju bënë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të janë të bashkuar në votën kundër këtij versioni të demarkacionit.

“Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike. Votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin. Prandaj u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin”, thotë Haradinaj. /ZERI/