Kurti: Zajednica ka vdekur
Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur deklaratave të përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar lidhur me Asociacionin me Serbinë, duke thënë se kjo marrëveshje nuk kalon, dhe se opozita nuk do ta lejojë ringjalljen e saj.
Në një konferencë për medie të LVV-së ku u kundërshtua arrestimi i kryetarit të partisë, Visar Ymeri, u kërkua që ky i fundit dhe të gjithë deputetët e aktivistët e tjerë të kësaj partie të lirohen sa më parë.
Kurti: Zajednica ka vdekur
“Zajednica ka vdekur për shkak të mbi 205 mijë qytetarëve që e nënshkruan peticionin kundër saj, për shkak të protestave e manifestimeve anë e mbanë Kosovës, posaçërisht të atyre protestave të 9 janarit dhe 17 shkurtit, për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të vitit të kaluar që konstatoi se, secilit prej 7 kapitujve të Zajdenicës, duke filluar nga korniza ligjore e deri tek dispozitat përfundimtare e të përgjithshme e kanë shkelur Kushtetutën gjithsej në 23 nene. Ajo çka bëjmë ne tash është nuk e lejojmë ringjalljen e Zajednicës. Ata të cilët flasi n për zbatimin e Zajednicës në fakt flasin për ringjalljen e saj. Ne dëshirojmë që Kosova të bëhet Kosovë shtet anëtar i BE-së, të përqafoj vlerat evropiane, mirëpo me Zajednicë brneda ne nuk mund të ecim përpara drejt BE-së”, tha ai.
Kurti foli edhe për zgjedhjen e Hashim Thaqit president i Kosovës, për çka tha se po shqyrtohet mundësia e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tij, ka shkelje gjatë procedurave për zgjedhjen së tij.
Kurti: Në zgjedhjen e presidentit ka shkelje procedurale dhe përmbajtësore
“Besoj që aty ka shkelje edhe procedurale edhe përmbajtësore. Ne tashmë e dimë që opozita e bashkuar është duke i shqyrtuar mundësitë që ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo i takon kryetarit Ymeri dhe kryetarëve Haradinaj dhe Limaj që ta bëjnë publik vendimin politik të opozitës së bashkuar lidhur me këtë çështj e”, deklaroi ai.
Kurse, Driton Çaushi tha se në gjashtë muajt e fundit në Kosovë janë arrestuar qindra aktivistë dhe dhjetëra deputetë të VV-së, përfshirë edhe kryetarin Visar Ymeri, siç tha ai, të partisë më të madhe opozitare në Kosovë.
Çaushi: Mediet e pushtetit kanë udhëhequr fushatë linçuese ndaj deputetëve të VV-së
“Sot, siç jeni në dijeni edhe ju është arrestuar edhe kryetari i LVV-së, Visar Ymeri. Pra bëhet fjalë për arrestimin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare. Gjatë gjithë kësaj kohe nga pushteti dhe mediet e pushtetit është udhëhequr paralelisht edhe një fushatë tepër e sforcuar e linçimit ndaj aktivistëve dhe deputetëve të LVV-së. Po ashtu, në Kuvendin e Kosovës përmes shkeljes ë rregulloreve të Kuvendit është ushtruar edhe dhunë ndaj deputetëve duke i suspenduar dhe duke i nxjerrë me forcë nga salla e Parlament it”, deklaroi ai.
Në konferencë u tha se po përgatitet protesta e radhës për të cilën u shprehën se do të ketë njoftim me kohë për të kërkuar zgjedhje të reja në vend.
Po ashtu, Kurti tha se qe 5 ditë nga zyrat qendrore të PDK-së një militant i kësaj partie ka gjuajtur me armë zjarri dhe deri më tani nuk është arrestuar askush si dhe nuk është kryer ansjë bastisje në zyrat e kësaj partie. /KP/