Protestë para Kryeministrisë në Tiranë, qytetarët bllokojnë rrugën
Aktuale
November 22, 2026 - 19:28
Qytetarë, të rinj dhe studentë edhe këtë të diele janë grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë në Shqipëri për të vijuar me protestën e tyre e cila po zhvillohet prej muajsh.
Protesta ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë tubimit, një grup protestuesish kanë dalë në rrugë, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve, raporton Euronews.al.
Menjëherë pas bllokimit, forcat e Policisë së Shtetit kanë bërë thirrje të përsëritura përmes megafonit, duke u kërkuar pjesëmarrësve të zhvendosen në trotuar dhe të lirojnë rrugën.
Policia gjithashtu ka krijuar një kordon përreth Kryeministrisë dhe përballë saj.