Endrit Thaçi rikthen kujtimin emocionues nga fëmijëria pranë babait të tij [foto]

Endrit Thaçi rikthen kujtimin emocionues nga fëmijëria pranë babait të tij [foto]

Aktuale November 22, 2026 - 19:18

Endrit Thaçi ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të veçantë nga fëmijëria, ku shihet pranë babait të tij, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Fotografia shoqërohet me një mesazh emocionues të Hashim Thaçit, të publikuar më 13 prill 2018, në të cilin ai kujton lindjen e të birit në kohë lufte dhe shpreh shpresën që ai dhe bashkëmoshatarët e tij të jenë gjenerata e fundit që lind në kohë lufte.

“Endrit, si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë, ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jeni gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”, thuhet në mesazhin e Hashim Thaçit, i ripostuar sot në llogarinë e tij zyrtare.

Image