Parashikimi i motit për sot
Aktuale
November 21, 2026 - 07:47
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell dhe mundësi për reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius.
Gjatë ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. /Zëri