Emisioni “Destinim” në “Radio Prishtina” mirëpret nxënësit e shkollës “Anton Zako Çajupi”
Foto: Laura Hasani

Emisioni “Destinim” në “Radio Prishtina” mirëpret nxënësit e shkollës “Anton Zako Çajupi”

Aktuale November 20, 2026 - 12:09

Nxënësit e shkollës fillore “Anton Zako Çajupi” në Prishtinë vizituan “Radio Prishtinën”, ku u pritën nga moderatorja e emisionit “Destinim”, Zejnepe Bekteshi.

Gjatë vizitës, fëmijët u njohën nga afër me punën në radio dhe mënyrën e realizimit të emisioneve.

Të entuziazmuar dhe kureshtarë, ata parashtruan pyetje të shumta, duke e bërë kështu takimin mjaft interesant dhe interaktiv.

Vizita e tyre u zhvillua më 20 nëntor, në Ditën Botërore të Televizionit.

Emisioni “Destinim”, me moderatoren Zejnepe Bekteshi, transmetohet edhe në “Zëri TV”.

Faleminderit nxënësve dhe mësueseve Selvete Mujku dhe Lavdije Buçaj për vizitën dhe energjinë e bukur që sollën në studion tonë!

Image

Image