Besnik Tahiri: Sot na dhemb shpirti për historinë tonë, Baca Jakup na mërziti shumë!
Foto: Laura Hasani

Besnik Tahiri: Sot na dhemb shpirti për historinë tonë, Baca Jakup na mërziti shumë!

Aktuale November 18, 2026 - 20:58

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook lidhur me trajtimin e Jakup Krasniqit.

Tahiri ka thënë se është e dhimbshme që një njeri, i cili ia kushtoi jetën çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës, të trajtohet në një mënyrë që mund t’i kënaqë vetëm armiqtë e vendit.

Ai e ka cilësuar Krasniqin si një emër të lartësuar në historinë e Kosovës, duke theksuar se ai që në rini ia kushtoi dijen, intelektin, energjinë dhe gjithë qenien e tij çështjes kombëtare.

“Sot na dhemb shpirti për historinë tonë e sot Baca Jakup na mërziti shumë!”, ka shkruar Tahiri.