S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë
Aktuale
November 17, 2026 - 15:39
Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për sot, në të cilën ishte paraparë përgatitja e rendit të ditës për seancën e ardhshme.
Mbledhja nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Zeri.info.
Këtë e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë, Adrian Gola, i cili ka bërë të ditur se në mbledhje ka munguar një deputet nga opozita.
“Nuk patëm kuorum për të mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë. Sot mungoi një deputet nga opozita dhe, për rrjedhojë, nuk u përmbushën kushtet procedurale për të filluar mbledhjen. Shpresoj se në ditët në vijim do të mbajmë mbledhje të Kryesisë për të proceduar me seancat që kanë një rend dite goxha të ngjeshur”, ka thënë Gola./Zëri


