Hoxhaj: Specialja ia shtoi edhe një padrejtësi padrejtësisë që tashmë është bërë
Aktuale
November 17, 2026 - 11:42
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciale e shpalli fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në gjykimin e dytë ndaj tij në Hagë.
Bashkë me reagimin, Hoxhaj ka publikuar në Facebook një fotografi me Thaçin nga një prej ecjeve të tyre në malet e Sharrit. Fotografia ishte shkrepur para arrestimit të Thaçit dhe transferimit të tij në Hagë.
Hoxhaj e cilësoi vendimin e sotëm si një padrejtësi dhe i shprehu mbështetje ish-presidentit.
“Gjykata Speciale ia shtoi një padrejtësi padrejtësisë që tashmë është bërë. Qëndro i fortë, miku im! Kosova qëndron pranë teje”, shkroi Hoxhaj.