Hamza pas vendimit për Thaçin: Mund ta dënojnë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin e kryeprotagonistit në historinë tonë
Aktuale
November 17, 2026 - 11:31
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas aktgjykimit dënues ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë.
“Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë. Mund edhe ta dënojnë. Por kurrë nuk do të mundë t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës”, shkroi Hamza.
Hamza thotë se rolin e tij në “momentet vendimtare që përcaktuan fatin e popullit dhe të shtetit tonë” nuk mund ta zhbëjë askush.
“President, shpresojmë që Gjykata e Apelit t’u japë fund këtyre padrejtësive!”.