32 vjet nga dita kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori emrin UÇK

32 vjet nga dita kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori emrin UÇK

Aktuale November 17, 2026 - 09:20

Më 17 nëntor 1994, para 32 vjetësh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim që njësitë e armatosura të udhëhequra nga kjo lëvizje të emërtoheshin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Po atë ditë u vendos edhe emërtimi i strukturës më të lartë komanduese të saj, Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe fillimi i publikimit të komunikatave për opinionin.

Komunikata e hartuar më 17 nëntor 1994 mori numrin 11.

Sipas Emrush Xhemajlit, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së në periudhën 1987–1998, kjo shifër përfaqësonte numrin e veprimeve ushtarake të ndërmarra deri atëherë nga njësitë e armatosura të organizuara nga LPK-ja.

Xhemajli i ka rikujtuar këto zhvillime përmes një postimi në Facebook.

Image