Mblidhen katër komisione parlamentare
Foto: Laura Hasani

Mblidhen katër komisione parlamentare

Aktuale November 17, 2026 - 09:02

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Sipas kalendarit të publikuar nga Kuvendi, në orën 11:00 Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë pret në takim Borut Blajn, ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë.

Ndërsa, në orën 12:00 Komisioni për Arsim dhe Shkencë diskuton për Arsimin e Lartë Privat në Kosovë.

E në orën 13:00 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pret në takim Jonathan Hargreavesin, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës.

Kurse në 15:30 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton Raportin Vjetor të Punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2025, të ftuar Bordi i KPMM-së.