Ambasadori Rudolph takohet me ipeshkvin Dodë Gjergji, diskutojnë dialogun ndërfetar në Kosovë
Foto: Facebook

Ambasadori Rudolph takohet me ipeshkvin Dodë Gjergji, diskutojnë dialogun ndërfetar në Kosovë

Aktuale November 13, 2026 - 12:42

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph është takuar me ipeshkvin Dodë Gjergji, ku kanë diskutuar mbi rolin dhe situatën aktuale të Kishës Katolike në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Gjermane në Kosovë ka sjellë detaje gjatë takimit, ku në qendër të bisedës ishte rëndësia e dialogut ndërfetar si themel për stabilitetin dhe paqen.

Takimi po ashtu theksoi partneritetin midis Gjermanisë dhe Kishës Katolike, duke vënë në pah mbështetjen e konsiderueshme dhe të vazhdueshme.

Postimi i plotë:

Forcimi i partneritetit dhe i dialogut ndërfetar në Kosovë

Ambasadori Rainer Rudolph u takua me Ipeshkvin Dodë Gjergji për të diskutuar mbi rolin dhe situatën aktuale të Kishës Katolike në Kosovë. Takimi theksoi partneritetin e rrënjosur thellë midis Gjermanisë dhe Kishës Katolike në Kosovë, duke vënë në pah mbështetjen e konsiderueshme dhe të vazhdueshme që ofrohet nga Kisha Katolike në Gjermani dhe institucionet e saj përkatëse.

Në qendër të bisedës ishte rëndësia e dialogut ndërfetar si themel për stabilitetin dhe paqen. Ambasadori Rainer Rudolph dhe Ipeshkvi Dodë Gjergji diskutuan mbi ndikimin e thellë të konferencës vjetore ndërfetare në Kosovë – të iniciuar nga Kisha Katolike – e cila njihet si një gurthemel për nxitjen e dialogut midis komuniteteve të ndryshme fetare në Kosovë.

Së bashku, ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore përmes respektit të ndërsjellë. /Zëri