Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama përsërit thirrjen për dialog

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama përsërit thirrjen për dialog

Aktuale November 06, 2026 - 08:15

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i Qeverisë ka ndarë sërish videon me tryezën prej guri, ku ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë mesazhin se mbetet i hapur për komunikim me studentët.