Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë
Foto: Laura Hasani

Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

Aktuale November 05, 2026 - 22:36

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se ka një proces të drejtë.

“Unë kam interesim dhe do kandidoj për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme kurdo që janë dhe do ishte mirë t’i kemi sa më shpejtë që është e mundur”, tha Bajrami.

“Përfundimisht do të vendosi, tani kam qëndrim pro, por kandidaturën do e analizoj si po shkon procesi zgjedhor. Nëse jam e bindur që ka proces të drejtë ”, shtoi ajo. /express