Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Aktuale
October 26, 2026 - 17:38
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre ditë pasi i kishte paralajmëruar institucionet për tragjedinë dhe kishte kërkuar mbrojtjen e shtetit, e ka përkujtuar motrën në një postim në Facebook.
“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru per Vrasjen tande “, shkroi ai.
“Ishalla zoti na takon ne Xhehnet motrushe".
