Gërvalla: Në cilësinë time si koordinatore kombëtare e Strategjisë kundër dhunës ndaj grave shpreh ngushëllime
Foto: Laura Hasani

Gërvalla: Në cilësinë time si koordinatore kombëtare e Strategjisë kundër dhunës ndaj grave shpreh ngushëllime

Aktuale October 26, 2026 - 17:52

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt është shprehur e bindur se institucionet përgjegjëse e kanë kryer plotësisht detyrën e tyre për mbrojtjen e saj, në përputhje me ligjin dhe përgjegjësitë që kanë.

Gërvalla ka bërë të ditur se pas rastit ka kërkuar informacion zyrtar nga Policia e Kosovës për sqarimin e rrethanave dhe veprimeve të ndërmarra nga institucionet, përfshirë trajtimin e mundshëm të raportimeve të mëparshme.

Ajo ka theksuar se mbrojtja e viktimave kërkon zbatimin me kohë të ligjit, bashkëpunim ndërinstitucional dhe vlerësim të rrezikut mbi bazën e fakteve.

“Menjëherë pas rastit, në cilësinë time si koordinatore kombëtare kam kërkuar informacion zyrtar nga policia e Kosovës, me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit dhe të veprimeve të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse, përfshirë trajtimin e mundshëm të raportimeve të mëparshme. Po ashtu, në një takim të jashtëzakonshëm ndërinstitucional, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Ministrin për Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kemi takuar përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të Qendrave për Punë Sociale, të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, dhe të Zyrës së Kryeministrit. Dhe kemi kërkuar që urgjentisht secilin në fushëveprimin e vet të verifikojë faktet dhe detajet. Dhe të drejtën, nuk dolëm nga ky takim me ndjenjën, që institucionet e thirrura për të mbrojtur Arlindën nga dhuna e kanë kryer në plotësi detyrën e tyre konform ligjit dhe përgjegjësive të tyre. Shumë të nderuar deputetë, ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, përcakton qartë kornizën ligjore për mbrojtjen e viktimave dhe reagimin institucional. Por mbrojtja reale bëhet vetëm kur dispozitat zbatohen me kohë, kur institucionet komunikojnë me njëra-tjetrën dhe kur rreziku vlerësohet mbi bazën e fakteve, pa lëshime të qëllimshme apo të paqëllimshme”, tha ajo.

Image