CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave

CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave

Aktuale October 25, 2026 - 22:34

Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind të votave, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” ka 40,42 për qind, sipas të dhënave të CRTA-s.

Lista “Ivica Daçiq – Faktor stabiliteti” ka marrë 2,20 për qind, ndërsa Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës 1 për qind. Koalicioni Shqiptar ka siguruar 0,90 për qind të votave.

Sipas CRTA-s, fletëvotimet e pavlefshme përbëjnë 1,55 për qind.

Këto janë vlerësime të CRTA-s bazuar në rezultatet nga një mostër vendvotimesh, jo rezultate përfundimtare zyrtare./REL