Preshevë: 34.3% pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

Preshevë: 34.3% pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

Aktuale October 25, 2026 - 19:24

Në Komunën e Preshevës, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka arritur në 34,3 për qind deri në orën 18:00.

Nga gjithsej 44.650 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve, deri në këtë orë kanë votuar 15.300 qytetarë.

Sipas këtyre të dhënave, rreth 29.350 qytetarë ende nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 20:00./REL