Prokuroria në Beograd bën thirrje për qetësi dhe shmangie të incidenteve

Prokuroria në Beograd bën thirrje për qetësi dhe shmangie të incidenteve

Aktuale October 25, 2026 - 19:11

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të ulin tensionet mes tyre dhe të përmbahen nga sjelljet e papërshtatshme dhe të dhunshme.

Theksojmë se institucionet kompetente do të reagojnë në mënyrë adekuate, në përputhje me ligjin, ndaj çdo përpjekjeje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ndaj dhunës së çfarëdo lloji, para, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas tyre”, thuhet në komunikatë.

 Aty thuhet po ashtu se prokuroria po e përcjell nga afër situatën në Beograd gjatë ditës së zgjedhjeve dhe po koordinon punën e prokurorive themelore publike dhe të policisë, me qëllim që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë paqësore, në një atmosferë demokratike dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë./klankosova