Reshjet përmbytin rrugët në Vlorë, probleme në disa zona

Reshjet përmbytin rrugët në Vlorë, probleme në disa zona

Aktuale October 25, 2026 - 15:08

Reshje të shiut me intensitet mesatar të rëna në Vlorë por edhe vërshimet nga pjesa kodrinore e qytetit kanë sjellë probleme në zonën e “Ujit të Ftohtë” si dhe atë të “Kalasë”.

Aty ku konstatohet prezencë e lartë e ujërave të shiut me dhe, por edhe baltë e cila ka shkaktuar probleme, raporton A2cnn.

Segmenti rrugor është përmbytur duke vështirësuar qarkullimin rrugor teksa uji i shiut ka shkuar në disa rrugë të këtyre zonave.