Klinaku: Kthimit të Ligjit për Specialen i gëzohen LVV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja
Foto: Laura Hasani

Klinaku: Kthimit të Ligjit për Specialen i gëzohen LVV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja

Aktuale October 23, 2026 - 13:41

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka thënë se zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Klinaku ka vlerësuar se nga rikthimi i këtij ligji në Kuvend do të gëzohen Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa përfaqësues të PDK-së.

Ai ka thënë se nuk e di se kush po merret me çështjen e rikthimit të ligjit në Kuvend.

Sipas Klinakut, Aleanca është e vetmja parti që po reagon lidhur me këtë çështje.

Ai ka theksuar se e vetmja kjo parti, po e kundërshton rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, si dhe ndryshimin e tij. /T7