Rivarrimi i Fadil Ahmetit në Rezallë, Lushtaku: Nga sot do të prehet i qetë në tokën e tij
Aktuale
October 22, 2026 - 18:44
Në Rezallë të Skenderajt sot është bërë rivarrimi i martirit Fadil Ahmeti.
Për këtë, kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku ka thënë se ishte një moment i rëndë dhe i dhimbshëm për familjen, për të afërmit dhe për të gjithë ata që e njohën.
“Fadil Ahmeti u sakrifikua për lirinë e Kosovës si 23 vjeçar ndërsa nga sot prehet i qetë në tokën e tij, pranë dëshmorëve dhe martirëve të Rezallës, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi përjetë të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku.