Haradinaj: LVV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Haradinaj: LVV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Aktuale October 22, 2026 - 08:19

Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj, duke folur për votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, ka shpjeguar se përse Vetëvendosja ka dashur ta votojë miratimin e tij.

Ai duke folur në Kanal 10, tha se e di që ia marrin për të keq, por asnjëherë nuk ka dyshuar që Vetëvendosja do të votojë atë ligj.

Ngase, sipas tij, miratimi i tij i ka shpërlarë në njëfarë forme për qëndrimin e tyre ndaj luftës dhe krerëve të UÇK-së që janë në Hagë.

“Asnjëherë s’kam dyshu që VV nuk do ta nënshkruaj ligjin. Kujt më fort se VV nuk iu ka dashur që ta nënshkruaj ligjin, sepse tani me këtë ligj këta kanë bërë dy sende. E arsyetuan veten duke thënë ja qe ne s’jemi siç po na proklamoni anti UÇK, ne nuk jemi që ata djem me ndej në burg. Ne kemi qenë kundër gjykatës, po e vërtetojmë që jemi dhe tash kundër këtyre dënimeve. Por qe po e vërtetojmë qysh ta doni ju dhe po e votojmë. Në njëfarë mënyrë VV u shpërla nga ajo të cilat ishin si aktakuza të mundshme dhe me të drejtë se s’kishte veprime, ia dhanë këtë mundësi”, tha Haradinaj.