Rama reagon pas refuzimit të dialogut nga protestuesit
Aktuale
October 20, 2026 - 17:22
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas refuzimit të dialogut nga ana e protestuesve.
Rama shpjegoi se cilat janë idetë e pjesëmarrësve në këtë protestë.
“Dorëheqje! Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi! S’duam dialog, deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, deklaroi Rama në reagimin e tij.
Kjo erdhi pasi shefi i qeverisë shqiptare, shprehu gatishmëri për të dialoguar.