Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi
Foto: Laura Hasani

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Aktuale October 20, 2026 - 16:35

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim për të diskutuar situatën e rënduar dhe për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike.

Diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, përfshirë Ambasadorin e SHBA, atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë, të shoqëruar nga përfaqësues e ambasadorë të tjerë, që ende nuk dihet, kanë zbarkuar në zyrën e Kreut të Shtetit.

Begaj ka pritur gjithashtu në takim dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

Fokus i takimit urgjent ka qenë deeskallimi i menjëhershëm i situatës në terren, ndalimi i përdorimit të forcës dhe krijimi i hapësirave për zgjidhje politike./balkanweb