Mblidhet kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare
Aktuale
October 19, 2026 - 11:22
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit e udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.
Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe seanca e radhës plenare.
Sipas planifikimeve, seanca plenare do të përfshijë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc, i cili do të merret me përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Po ashtu, pritet të hidhet në votim propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.