Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, policia krijon kordon sigurie

Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, policia krijon kordon sigurie

Aktuale October 19, 2026 - 12:02

Ka nisur grumbullimi i studentëve dhe gjimnazistëve përpara Ministrisë së Arsimit, në ditën e shtatë të protestës në Tiranë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, protesta e sotme ka nisur me këngë dhe valle, ndërsa të rinjtë janë mbledhur për të vijuar qëndrimin e tyre përpara Institucionit.

Ndërkohë, efektivët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar përballë Ministrisë së Arsimit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.

Prej gjashtë ditësh, studentë, nxënës dhe qytetarë kanë protestuar në kryeqytet. Tubimet e ditëve të mëparshme janë shoqëruar me episode dhune dhe ndërhyrje të Policisë së Shtetit, djegie të disa bizneseve private, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe lëndime nga të dyja palët. /rtsh