29 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi
Aktuale
October 16, 2026 - 09:45
Sot u bënë 29 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, gjeneral Adrian Krasniqi, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.
Krasniqi kishte lindur më 11 tetor të vitit 1972.
Ai është ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe pjesë e njërës prej celulave të para të UÇK-së, me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes. /Zëri