Haxhiu e përcjell për dekretim te presidentja Ligjin për Dhomat e Specializuara

Haxhiu e përcjell për dekretim te presidentja Ligjin për Dhomat e Specializuara

Aktuale October 15, 2026 - 13:03

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë presidentes Justina Shiroka-Pula për shpallje Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ligji nr. 11/L-001 është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë presidentes në mbështetje të Nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Glauk Tahiri, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ndryshe, presidentja e vendit Justina Shiroka-Pula ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca, ku njëra nga temat e trajtuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).