Haxhiu ia përcjell për dekretim Ligjin për Specialen presidentes Shiroka-Pula
Foto: Laura Hasani

Haxhiu ia përcjell për dekretim Ligjin për Specialen presidentes Shiroka-Pula

Aktuale October 15, 2026 - 12:54

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjellë atë presidentes Justina Shiroka Pula për dekretim.

Këtë për televizionin Dukagjini e ka konfirmuar këshilltari i saj, Glauk Tahiri.

“Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të Nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Sipas Kushtetutës, tani presidentja ka në dispozicion tetë ditë afat për ta dekretuar atë para se i njëjti të hyjë në fuqi.