Deputeti kroat: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitet që duhet pranuar
Aktuale
October 13, 2026 - 08:28
Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh
Deputeti kroat Igor Peternel ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, gjithashtu ka kritikuar ashpër skenën politike në Serbi, duke e akuzuar atë për promovimin e ideologjisë çetnike.
Peternel, duke iu drejtuar politikanëve serbë, ka theksuar se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitet që duhet pranuar.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka theksuar Peternel, duke iu drejtuar politikanëve serbë.
Ai kritikoi ashpër situatën politike në Serbi, duke thënë: “Në Serbi keni çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh, të gjithë janë njësoj atje!”.
Peterneli theksoi se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë provokimeve të saj. /rtk