Një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë, kjo është arsyeja
Foto: Zëri / Ilustrim

Një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë, kjo është arsyeja

Aktuale October 13, 2026 - 08:06

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra, ndërsa ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e tij.

“Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thotë KRU “Prishtina”.