Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktojë seancën plenare
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00.
Pos të tjerash, Kuvendi ka bërë të ditur se cili është rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së vet.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Zëri