Sot, temperaturat deri në 18 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave vendi ynë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu, të cilat pritet të jenë veçanërisht të pranishme të martën dhe të premten.
Temperaturat do të pësojnë luhatje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me intensitet të ulët deri mesatar, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, sot në vendin tonë moti do të jetë i vranët, me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 e 9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 13 e 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
