Terras: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike
Aktuale
October 07, 2026 - 19:44
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.
Ai ka thënë se stabiliteti institucional duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike.
Terras në një postim në rrjetin X, ka thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin fuqimisht anëtarësimin në BE.
“Si raportues për Kosovën, do ta intensifikoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të çuar përpara rrugëtimin e vendit drejt BE-së”, ka thënë Terras.