Ambasadori hungarez uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente
Aktuale
October 07, 2026 - 19:27
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi, Dux ka shprehur urimet e tij për presidenten e re, duke thënë se pret bashkëpunim me të dhe forcim të miqësisë e bashkëpunimit mes dy popujve.
“E urojmë përzemërsisht Shkëlqesinë e Saj, Dr. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj presidente të Republikës së Kosovës. Presim të punojmë me ju dhe të forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes popujve tanë”, ka shkruar ambasadori hungarez.