Ambasadori i BE-së uron presidenten e re: Presim ta afrojmë Kosovën më pranë BE-së
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit.
Schuebeli ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e BE-së për të bashkëpunuar me institucionet dhe spektrin politik të vendit.
“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, tha Schuebeli.
Ai theksoi se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë.
“Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”, deklaroi ambasadori Schuebel. /Zëri