MASH: Njoftimi për ndërprerjen e mësimit më 6 tetor, i rremë
Foto: Laura Hasani

MASH: Njoftimi për ndërprerjen e mësimit më 6 tetor, i rremë

Aktuale October 06, 2026 - 09:55

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, sipas të cilit më 6 tetor nuk do të zhvillohet procesi mësimor, është i rremë dhe nuk është publikuar nga Ministria.

MASH-i ka bërë të ditur se nuk është marrë asnjë vendim për ndërprerjen e mësimit në këtë datë dhe se procesi mësimor zhvillohet sipas orarit të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe opinionin publik se njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, ku pretendohet se më 6 tetor 2026 nuk do të zhvillohet procesi mësimor, është i rremë dhe nuk është publikuar nga Ministria.

MASH-i njofton se nuk është marrë vendim për ndërprerjen e mësimit në këtë datë dhe se procesi mësimor zhvillohet sipas orarit të rregullt.

Në materialin në fjalë janë përdorur pa autorizim emri dhe logoja e Ministrisë, duke krijuar përshtypjen e një njoftimi zyrtar.

U bëjmë thirrje qytetarëve të mos e shpërndajnë këtë material dhe t’u referohen vetëm informatave të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë https://mash.rks-gov.net/ dhe në llogaritë e saj zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.