Gola flet për protestën: E rëndë dhe dorën në zemër mjaft absurde
Foto: Laura Hasani

Gola flet për protestën: E rëndë dhe dorën në zemër mjaft absurde

Aktuale October 05, 2026 - 23:05

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola në një prononcim në Klan Kosova, foli për situatën e krijuar gjatë protestës së sotme

“Është mjaft e rëndë, dhe dorën në zemër mjaft absurde, për sa i përket mënyrës se si degjeneroi në një targetim të Qeverisë, respektivisht të Lëvizjes Vetëvendosje, nga një protestë e cila na përfaqësonte në mënyrë absolute, dhe revoltën pas 16 shtatorit”, u shpreh Gola.

Ai tha se do të vazhdohet përpjekja e sinkronizimit për Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e Presidentit.