Djali i Jakup Krasniqit: Kjo nuk është çështje politike, por e një populli

Djali i Jakup Krasniqit: Kjo nuk është çështje politike, por e një populli

Aktuale October 05, 2026 - 22:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, u është bashkuar protestuesve që po qëndrojnë pranë objektit të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka deklaruar se zhvillimet e sotme nuk duhet të trajtohen si përplasje mes partive politike, por si një çështje që, sipas tij, prek të gjithë qytetarët.

“Kjo nuk është çështje politike, nuk është çështje e një partie, është çështje e një populli”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kritikuar mënyrën e reagimit ndaj protestës, duke e cilësuar atë si të tepruar dhe brutale ndaj qytetarëve.

“Prandaj, nuk duhet të kthehet kjo çështje dhe të luftohet sot kjo protestë në këtë mënyrë kaq brutale ndaj qytetarëve”, është shprehur deputeti i PDK-së.