Moti i ngrohtë zgjat sezonin, plazhet e Shqipërisë të mbushura edhe në tetor

Moti i ngrohtë zgjat sezonin, plazhet e Shqipërisë të mbushura edhe në tetor

Aktuale October 03, 2026 - 17:55

Moti i ngrohtë dhe temperaturat që arrijnë deri në 30 gradë kanë bërë që edhe në 3 tetor, plazhet e Vlorës të vijojnë të frekuentohen nga turistë dhe pushues vendas.

Kjo fundjavë ka sjellë në bregdet qytetarë që kanë zgjedhur ta shijojnë motin e ngrohtë dhe ditët e para të tetorit pranë detit.

Sezoni turistik duket se po zgjatet përtej muajve tradicionalë të verës. Pushuesit vijojnë të jenë të pranishëm në Vlorë, ndërsa në këtë periudhë vihet re një ndryshim edhe në profilin e tyre, me më shumë persona të grupmoshave të treta që zgjedhin bregdetin për të kaluar ditët e ngrohta të vjeshtës.

Temperaturat e larta për këtë periudhë dhe moti me diell po favorizojnë vijimin e aktivitetit turistik në bregdetin e Vlorës edhe gjatë muajit tetor.