Takohen Kurti dhe Prattipati, në fokus zhvillimet politike

Takohen Kurti dhe Prattipati, në fokus zhvillimet politike

Aktuale October 02, 2026 - 11:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Prattipati e uroi Kurtin për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.

"Kurti e falënderoi për urimet, si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën", thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së, mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit, si dhe zhvillimet e fundit dhe aktualiteti politik në vend. /Zëri