Këta janë deputetët e rinj që do t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë
Aktuale
September 28, 2026 - 13:07
Në Kuvendin e Kosovës janë betuar deputetët e rinj, të cilët do t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë në legjislaturën e re.
Betimin e kanë dhënë Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Arsim Ademi, Luan Aliu, Fatos Geci, Adelina Tërshani, Ejup Ahmeti, Filiz Mustafa, Arijeta Rexhepi, Agon Batusha, Fahrush Rexhepi, Elvira Ibrahimi-Hoti, Bylbyl Sokoli, Ergyl Mazrek, Fridon Lala.
Pas betimit, Kuvendi po vazhdon me pikat e tjera të rendit të ditës.
