As pas më shumë se një ore, nuk nis seanca e Kuvendit
Foto: Laura Hasani

As pas më shumë se një ore, nuk nis seanca e Kuvendit

Aktuale September 28, 2026 - 12:08

Ka kaluar mbi një orë nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, por ajo ende nuk ka filluar.

Jo të gjithë deputetët kanë arritur në sallë. Të pranishëm shihen disa Vetëvendosjes, ndërsa mungojnë deputetët e tjerë të mazhorancës dhe të partive të tjera opozitare.

Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të shqyrtojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve, formimin e komisioneve parlamentare, si dhe miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.

Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.