Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit

Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit

Aktuale September 25, 2026 - 14:49

Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka njoftuar se Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është dërguar në Zyrën e Kryeministrit.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në Facebook, transmeton Zeri.info.

“Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka deklaruar se nuk ka rrugë tjetër, përveç zbatimit të këtij mekanizmi.

“Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë!”, shkroi Gërvalla. /Zëri