Ramë Lahaj dhe Kaltrina Mikushnica, mes folësve të natës së shtatë të protestës “Jo në emrin tim”
Foto: Laura Hasani

Ramë Lahaj dhe Kaltrina Mikushnica, mes folësve të natës së shtatë të protestës “Jo në emrin tim”

Aktuale September 22, 2026 - 13:23

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte për natën e shtatë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarëve do t’u drejtohen disa figura nga arti, media dhe rinia.

Në mesin e folësve të mbrëmjes do të jenë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica.

Pjesë e programit do të jenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.

Tubimi nis në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë me kërkesat e saj për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Image