Djali i “Calit” për vendimin e Speciales: I padrejtë, populli është me UÇK-në – protestat nuk ndalen
Protestat në Prishtinë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, po vazhdojnë edhe sot.
Qindra studentë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Për këtë vendim ka folur edhe djali i Sali Mustafës - "Calit", Skifteri. Ai tha se ky vendim është shumë i padrejtë.
"Vendimi është shumë i padrejtë. Na e dimë që këta po kryejnë shkelje të paligjshme, po e mundësojnë me rishkru historinë Serbia. Ne e dimë që populli është me ta, por në libra ka me mbetë që këta kanë me mbetë kriminela. Besojmë në pafajësinë e tyre. Tash me të rinjtë e me krejt që po dalin në protesta, i falënderoj shumë. Besoj se nuk kanë me u ndalë këto protesta deri të bëhet diçka", tha ai për gazetën Demos.