Përparim Rama i bashkëngjitet marshit të studentëve
Aktuale
September 21, 2026 - 12:40
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar marshit të studentëve, të cilët po e kundërshtojnë vendimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mblodhi sot qindra protestues dhe marshin e tyre e filluan nga Qendra e Studentëve, për ta zhvendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aty ku edhe tash e sa ditë po mbahen protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së. /Zëri

